Sunday, October 1, 2017

Capital T

Vendlindja: Prishtinë  
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 26 Vjeç
Ditëlindja: 01 Mars 1991
Shenja e Horoskopit: Peshqit
Këndon kryesisht: Hip-Hop

Capital T është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Trim Ademi I njohur si Capital-T kreu shkollën e mesme pranë Gjimnazit “Sami Frashëri“ në Prishtinë. Dashuria për muzikën I lindi si duket me ndihmën e dajës së tij I cili është Besniku, antari I grupit 2po2 me të cilin edhe e ka pasur bashkëpunimin e tij të parë si këngëtar profesionist. Kënga “Shopping“ ishte kënga me të cilën Trimi debutoi si këngëtar në skenën e muzikës shqiptare, me të cilën mori pjesë në “Video Festin Muzikor 2009“. Një vit më vonë në “VFM 10“ Capital-T e solli këngën hit “Shumë Nalt“, një bashkëpunim me Dafina Zeqiri dhe 2po2. Hiti I tij shumë i famshëm “Supersweet“ për të cilin kishte realizuar edhe një klip mjaft ekzotik e solli Trimin duke kënduar në “Zhurma Show 2009“. Gjatë edicionit të “Zhurma Show“ të vitit 2010 Capital-T erdhi me hitin e tij tjetër “Ma e mira“. Në fund të vitit 2010 Capital-T u paraqit në festivalin “Kënga Magjike“ në bashkëpunim me Eni Koçi me këngën “Diva“ me të cilën arritën në gjysëm finale pas votimit që të gjithë artistët duhej ti bënin njëri tjetrit.

Capital T është i njohur për bashkëpunime të shumta dhe për këngë dhe klipe tej mase të sukseshme. Capital-T nuk u ndal me krijimtarinë e tij kështu në vitin 2011 solli dy këngë mjaft të dëgjuara me të cilat u prezantua në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar“. “U bo vonë“ dhe “Ku jon paret“ I dhanë atij edhe një sukses tjetër të radhës. Histori dashurie të thurura shumë bukur dhe që arritën vëmendje ishin edhe këngët “Veç asaj“ dhe “Karma“ me të cilat gjithashtu u paraqit në dy festivale, “Video Festi Muzikor 2012“ dhe “Zhurma Show 2012“. Gjatë vitit 2012 nxori në shitje edhe albumin e tij të titulluar “Kapo“ në të cilin ishin përfshirë gjithsejt 15 këngë.

Fundi I vitit 2012 e gjeti Capital-T edhe me një klip të ri për këngën “Ditë e re“ I cili ishte pritur shumë mirë nga publiku, që për realizimin e tij ia kishte besuar produksionit “Authentic Entertainment“. Xhirimet e klipit ishin realizuar në Amerikë pasiqë reperi Kosovar gjatë kësaj kohe po jetonte atje. Si një nga këngëtarët më të njohur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët më prodhues të saj, Capital-T mund të themi që nuk ka lënë vit e as muaj pa sjellur ndonjë këngë apo klip të ri. Këtë e ka dëshmuar edhe gjatë vitit 2013 duke publikuar tre klipe të reja. “Sushi“, “Go Hard“ dhe padyshim “Një Ëndërr“ me Alban Skenderaj ishin sukseset e radhës për Trimin. Gjatë vitit 2013 ai ishte gjithashtu pjesë e festivaleve. Vlenë të përmendet “VFM“ dhe “Zhurma Show“ ku u paraqit me këngët “Zero“ dhe “Ditë e re“.

Gjatë muajit Mars 2014 është publikuar videoklipi I ri I Capital-T në bashkëpunim me 2po2 dhe Lyrical Son, I titulluar “Facedown“. Edhe kësaj radhe kënga është punuar në studion e 2po2, “Authentic Entertainment“.

Por Capital T sërish nuk ndalet. Menjëherë pas një muaji, gjegjësisht në Prill ka lansuar edhe projektin e ri si dhe bashkëpunimin e tij të parë me këngëtarin poashtu shumë të suksesshëm Vedat Ademi. Kënga që ata kanë zgjedhur tu japin fansave të tyre titullohet “Hapat e mi“ dhe sipas këngëtarit I është kushtuar muzikës dhe sfidave që ata kanë pasur gjatë karrierës. Edhe kjo këngë është punuar në “Authentic Entertainment“ me tekst të Capital T, Vedat Ademi si dhe me ndihmën e Endrit Mumajesi.
Ai ka bere se fundmi këngën "Kur fol zemra", e cila sa vjen e behet edhe më e famshme.

Një djalosh I ri, I pashëm dhe shumë I sukseshëm mesiguri se ka vjedhur zemrat e shumë femrave, por reperi Kosovar nuk ka dashur te fliste për këtë gjithmonë duke aluduar në faktin se është jeta e tij private.Ai ka lansuar edhe kengen tjeter ''pare pare''e cila pati sukses mjaft te madh edhe kenga ''hitman''ishte shume e suksesshme dhe e pelqyer per publikun po ashtu lansoi edhebashkpunimin me antarin e grupit te tij Granit Dergutin ''thirrem n'telefon'. Ai ka lansuar edhe bashkpunimin tjeter me kengtaren e njohur Dhurata Dora "Bongo". Edhe ky bashkpunim ishte shum i suksesshem dhe i mirpritur nga publiku.Capital T ne fund te vitit 2016 realizoi edhe nje kenge e titulluar "100" e cila ka mbi 6 milionë shikime ne you tube,një muaj më vonê realizoi kengen e tij në bashkpunim me Macro dhe Dj.Nika "C'est la guerre" e cila ka mbi 18 milionë shikime.Në prill të vitit 2017 ai realizoi këngën "Uno" e cila pati mjaft sukses me milion shikime,por nuk mbaron me kaq pasi qe vetêm një muaj më vonë solli një këngë tjetër e titulluar"Pse po ma lun lojen"e cila per dy muaj pati 12 milion shikime.Një muaj më vonë Capital T solli edhe hitin e kësaj vere "Hatixhe"ne bashkpunim me Mixey keng e cila per nje muaj pati mbi 11 milion shikime por gje qe vlen te theksohet eshte "ndezja" e klubeve pikerisht me kete kenge. Ne korrik te vitit 2017, ai solli nje bashkepunim me Ardian Bujupin ne kengen e titulluar "Andiamo".Pas suksesit të bashkëpunimit "Andiamo" ,ai paralajmëroj një bashkëpunim me 2po2,dajen e tij ,kenga titullohet "ULU" tani mbetet te shikojme suksesin e kenges . Viti 2017 ende ska mbaruar por lirisht mund te themi se ky vit eshte i Kapos sepse ai ka lajmeruar edhe një mixtape ne Tetor 2017.






No comments:

Post a Comment

Doruntina Shala

Tayna është këngëtare e njohur. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare Hip-Hop/R&...