Thursday, September 28, 2017

Baby g



BABY G

Vendlindja: Kukes   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 21 Vjeç
Ditëlindja: 17 Korrik 1996
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Këndon kryesisht:Pop
 Këngëtarja Baby G, është njëra nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare, pasi gjatë intervistave pretendon se nuk di të flas mirë shqip, por në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.
Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani.
“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Ellowes Road, Ulwt Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Lower Gornal më 1 maj 2015.
Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.
Teleskopi posedon edhe dokumentin e gjendjes civile të familjes Kingji që është me origjinë nga Kukësi, ku dëshmohet se Gordana apo tani Baby G dhe motra e saj, janë personat e dënuar.
Baby G (Gordana) nuk është promovuar vetëm në mediat e Kosovës, për “famën” e saj kishin shkruar edhe mediat britanike, por ato kanë raportuar për sulmin e saj ndaj policit dhe dënimin nga gjykata.
Ajo që të bënë të habitësh edhe më shumë është fakti se Baby G, në klipin e saj luan rolin policës, si duket ajo ishte duke bërë provat e klipit kur sulmoi policin.






Baby G është një këngëtare e njohur. BabyG eshte nje kengetare e re ne skenen tone muzikore. Kengetarja Gordana Kingji e njohur ne publik me emrin Baby G, eshte pjese e On Records. Ajo u be e famshme nga bashkepunimi i saj me Getinjon me kengen "Monster". Kenga "Monster pati nje sukses shume te madh.Kengen e kane realizuar Zzap n Chriss ndersa teksti eshte shkruar nga Getinjo. Kjo kenge u be me 18 mars dhe ka marre +18.000.000 klikime.

Nënshkrimi i kontratës së Era Istrefit me “Sony Music” bëri bujë të madhe, por Era nuk do të jetë shqiptarja e vetme në këtë kompani prestigjioze të muzikës, pasi artistja e re Gordana Kingji është shumë afër arritjes së marrëveshjes me “Sony Music”. Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Këngëtarja nuk ka shumë kohë që bëri debutimin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar bashkëpunimin e saj me reperin e njohur Getinjo, të titulluar “Monster”. Ajo se fundmi ka postuar edhe kengen e saj me te re "I Win", projekt solo i cili po pelqehet shume. Ajo ka jetuar ne Londer me prinderit e saj por puna e ka detyruar qe te vij dhe te jetoj ne Kosove por sa here ka kohe ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu per tu treguar te gjitheve se eshte krenare qe eshte shqipetare ka bere edhe nje tatuazh ku shihet shqiponja e flamurit tone.

Ndonëse ka pak kohë që ka nisur karrierën në skenën e muzikës vendase, tashmë në adresë të saj kanë vërshuar ofertat. Dy kompani me seli në Londër, muajve të fundit kanë shprehur interesim që në radhët e veta ta kenë anëtaren e labelit “ON Records”, Baby G, të cilët synojnë ta prezantojnë në skenat gjigante muzikore. Menaxheri i studios diskografike “On Records”, ka bërë të ditur për emisionin Express Summer se në bashkëpunim me Baby G janë duke i shqyrtuar ofertat, të cilat do t’i lëvizin ata drejt arenës ndërkombëtare

No comments:

Post a Comment

Doruntina Shala

Tayna është këngëtare e njohur. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare Hip-Hop/R&...