Friday, January 5, 2018

Orhidea latifi

Vendlindja: Rahovec   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 20 Vjeç
Ditëlindja: 21 Dhjetor 1997
Shenja e Horoskopit: Shigjetari
Këndon kryesisht:Pop
Kida është një këngëtare shumë e njohur. Këngëtarja Orhidea Latifi eshte e njohur ne publik me emrin Kida. Ajo eshte pjesë e OnRecords, dhe është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert. Këngën e kanë realizuar Zzap n’ Chriss, kurse teksti është shkruar nga Soulkid.

Ne Prill 2014, Kida publikoi videoklipin e saj të dytë në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar "Rikthejm Na". Edhe kjo këngë u punua nga top producentët, Zzap n' Chriss, ndersa videoklipi u realizua nga produksioni Imagine Films. Kengetarja KIDA pati gjithashtu sukses ne kengen e re "Onair", e publikuar ne Korrik 2014. Por viti 2014 nuk mund te mbaronte ketu per Kiden. Me 23 Nentor u publikua edhe klipi i kenges "MKE RREJT". Pra 3 hite brenda vitit 2014 qe dominuan renditjet ne faqen teksteshqip.com

Goditja e pare per vitin 2015 vjen ne muajin Mars kur publikohet kenga e re "BONI ZO", nje tjeter hit per Kiden.Në fillim të muajit qershor Kida befason me këngën e saj "Premtimet", ku ishte e ftuar në bashkpunim me reperin nga Ferizaji Mozzik, kjo kenge ishte nje hit i veqante veror.Me 5 dhjetor 2015 ajo lansoi kengen solo "Ski ide" e cila numeron mbi 8.7 milion klikime.Hiti i vitit 2016 është bashkpunimi me kengetarin e njohur Ermal Fejzullahu me kengen e titulluar 'Mi Amore' Ne muajin maj te vitin 2016 ajo publikoi dhe kengen me te re te saj nga producentet Zzap n'Chris "Ja kem nis : ku videoklipi u realizua ne disa zona te Ulqinit.Me pas ajo solli projektin e saj te ri ne bashkpunim me kengetarin e njohur Getinjo . Projekti u pelqye shum dhe mori 21 milion klikime.Në Top Music Awards 2016 Kida ka fituar cmimin " Artist to watch".Pas bashkepunimit me Getinjon ajo lansoi kengen "Uh Baby" ne Nentor te vitit 2016 ne bashkepunim me kengetaren nga Shqiperia Xhensila ,kenga morrri mbi 32 Milion klikime ne Youtube,dhe edhe kjo kenge doli e sukseshme. Ajo tani jeton ne Prishtine me prinderit e saj. Lansoi projektin e saj "Anderr", projekt i cili u prit shumë mirë nga fansat dhe mori më shumë se 10 milion klikime në YouTube. Ne qershor 2017,Kida vjen ne kengen "DON'T SAY NO MORE",e cila eshte ne bashkpunim me nje reper francez HCUE. Kenga eshte bere vetem ne lyrics por kengtarja ne disa intervista ka deklaruar vet se klipi do behet se shpejti, por kesaj radhe klipi s'do realizohet ne Kosove, por ne Paris.Ne qershor 2017 Kida lansoi edhe kengen solo "PE DU" u pelqye mjaft dhe mori mbi 7 milion klikime.Ne tetor 2017 Kida lansoi kengen e saj ne bashkpunim me kengetarin i cili quhet Fero.Kida nukdeshi teperfundonte viti 2017 me kaq ajo lansoi edhe kengen e fundit 2017 e cila ishte solo dhe quhej "KCE" qe brenda 49 minutave mori mbi 39 mije klikime. 

No comments:

Post a Comment

Doruntina Shala

Tayna është këngëtare e njohur. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare Hip-Hop/R&...