Saturday, December 30, 2017

Trinti butrint imeri

BUTRINT IMERI

Vendlindja: Lorrach   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 21 Vjeç
Ditëlindja: 03 Korrik 1996
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Këndon kryesisht:Pop
Butrint Imeri është një këngëtar shumë i njohur. Pas shumë sukseseve në Gjermani dhe Evropë, Butrinti prezentohet para publikut shqiptar, me super-hitin “ki me lyp ” në bashkëpunim me reperat real&blunt Me muzikë nga Çekiç beat, miksim nga Florent Boshnjaku , dhe text te vig popa,dhe blunt kompletuar me zërin e mrekullueshëm të Butrinit, kënga “ki me lyp” do jetë hiti i të gjitha kohrave

Me punën e palodhshme, talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, ai na sjell një këngëtar të kompletuar e profesionist, që di të këndojë e t’a plotësojë prezentimin e tij me paraqitje të denjë, e kercim profesional, që nuk e kemi parë deri më tani në skenë tonë.

Ai ka talent, ka stil unik, lëvizje ekspresive, një zë të mrekullueshëm! Ai është ylli i ri i muzikës shqiptare dhe i dhuron dashuri muzikës, siç duket me në fund iu realizua ëndërra për të debutuar edhe në Kosovë me këngën e tij të parë.

I lindur në Gjermani, Butrinti u rrit me tingujt e muzikës. Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftesitëe tij i plotesoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikes pop “Voice Lap”, të themeluar nga artisti i famshem gjerman Xavier Naidoo.

Gjithashtu, qysh 11 vjeç, ai ishte pjesë e akademise se kercimit “Dance Energy”, ku për 7 vite me radhë arriti të ngritej profesionalisht dhe të paraqitej në shumë qytete të Gjermanisë e më gjerë.

Çmimet dhe vleresimet ishin të panumërta për talentin e ri shqiptar, që tani veç se po krijonte stilin dhe personalitetin e tij si këngëtar e kercimtar.

Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kercimtar në “Dance Camp” të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kercimtareve më të mirë nga e gjithë bota.





1 comment:

  1. Make money with our easy casino games - Work
    There are so many different ways to make money. Choose from several different casino หารายได้เสริม games and start earning a lot of money in your online casino.

    ReplyDelete

Doruntina Shala

Tayna është këngëtare e njohur. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare Hip-Hop/R&...