Thursday, September 28, 2017

Baby g



BABY G

Vendlindja: Kukes   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 21 Vjeç
Ditëlindja: 17 Korrik 1996
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Këndon kryesisht:Pop
 Këngëtarja Baby G, është njëra nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare, pasi gjatë intervistave pretendon se nuk di të flas mirë shqip, por në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.
Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani.
“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Ellowes Road, Ulwt Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Lower Gornal më 1 maj 2015.
Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.
Teleskopi posedon edhe dokumentin e gjendjes civile të familjes Kingji që është me origjinë nga Kukësi, ku dëshmohet se Gordana apo tani Baby G dhe motra e saj, janë personat e dënuar.
Baby G (Gordana) nuk është promovuar vetëm në mediat e Kosovës, për “famën” e saj kishin shkruar edhe mediat britanike, por ato kanë raportuar për sulmin e saj ndaj policit dhe dënimin nga gjykata.
Ajo që të bënë të habitësh edhe më shumë është fakti se Baby G, në klipin e saj luan rolin policës, si duket ajo ishte duke bërë provat e klipit kur sulmoi policin.






Baby G është një këngëtare e njohur. BabyG eshte nje kengetare e re ne skenen tone muzikore. Kengetarja Gordana Kingji e njohur ne publik me emrin Baby G, eshte pjese e On Records. Ajo u be e famshme nga bashkepunimi i saj me Getinjon me kengen "Monster". Kenga "Monster pati nje sukses shume te madh.Kengen e kane realizuar Zzap n Chriss ndersa teksti eshte shkruar nga Getinjo. Kjo kenge u be me 18 mars dhe ka marre +18.000.000 klikime.

Nënshkrimi i kontratës së Era Istrefit me “Sony Music” bëri bujë të madhe, por Era nuk do të jetë shqiptarja e vetme në këtë kompani prestigjioze të muzikës, pasi artistja e re Gordana Kingji është shumë afër arritjes së marrëveshjes me “Sony Music”. Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Këngëtarja nuk ka shumë kohë që bëri debutimin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar bashkëpunimin e saj me reperin e njohur Getinjo, të titulluar “Monster”. Ajo se fundmi ka postuar edhe kengen e saj me te re "I Win", projekt solo i cili po pelqehet shume. Ajo ka jetuar ne Londer me prinderit e saj por puna e ka detyruar qe te vij dhe te jetoj ne Kosove por sa here ka kohe ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu per tu treguar te gjitheve se eshte krenare qe eshte shqipetare ka bere edhe nje tatuazh ku shihet shqiponja e flamurit tone.

Ndonëse ka pak kohë që ka nisur karrierën në skenën e muzikës vendase, tashmë në adresë të saj kanë vërshuar ofertat. Dy kompani me seli në Londër, muajve të fundit kanë shprehur interesim që në radhët e veta ta kenë anëtaren e labelit “ON Records”, Baby G, të cilët synojnë ta prezantojnë në skenat gjigante muzikore. Menaxheri i studios diskografike “On Records”, ka bërë të ditur për emisionin Express Summer se në bashkëpunim me Baby G janë duke i shqyrtuar ofertat, të cilat do t’i lëvizin ata drejt arenës ndërkombëtare

Thursday, September 21, 2017

xHENSILA XHESI

Vendlindja: Tiranë   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 24 Vjeç
Ditëlindja: 09 Prill 1993
Shenja e Horoskopit: Dashi
Këndon kryesisht:Pop
Xhensila është një këngëtare shumë e njohur. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore.
E Fejuar Me Besart Kallakun Gjinin e portokallis. Xhensila ka marre pjese edhe ne “Top Fest”, nderkohe qe na kanalin muzikor “Supersonic” transmetohet klipi i kenges se saj “A me do”. Besarti ka krijuar nje lidhje shume te bukur me Xhensilen dhe prej nje viti per kete histori dashurie ai ka qene mjaft i kujdesshem qe te mos ekspozohet.
Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie.
Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Xhensiles me Besartin dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur.
Me shume detaje rreth perspektives apo planeve te tyre te metejshme nuk kemi mundur te sigurojme, pasi miqte e perbashket na tregojne se nuk ka shanse qe ndonjeri prej tyre te flasi per kete lidhje, duke ruajtur gjithçka me shume fanatizem. Tani qe lidhja e tyre nuk eshte me sekret, shpresojme qe ne numrat e ardhshem vete ata te mund te na tegojne diçka me shume.

Xhensila u be e njohur fale talent show “Ethet e se premtes mbrema”. Ajo atehere ishte vetem 14 vjec . Ne Top Fest 9 prezantohet per here te peste. Duke filluar nga Top Fest 5 nuk ka munguar ne asnje edicion te tij dhe gjithmone besnike ndaj rrymes muzikore RnB. Ne Top Fest 8 ajo do te kurorezohej edhe me cmimin “Best PopRnB” per kengen “Engjelli im” . Pas ketij cmimi ajo do te ishte nje nder kengetaret me te sukseshme te veres 2011.
Per here te pare me nje zhaner tjeter , pop/rock ne Top Fest 9 , Xhensila Myrtezaj “Edhe nje here”. (teksteshqip.com)


Doruntina Shala

Tayna është këngëtare e njohur. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare Hip-Hop/R&...